LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Kush lëvizë në rrugën e ndaluar Kaçanik-Hani i Elezit, do të përballet me ligjin

Lekaj: Kush lëvizë në rrugën e ndaluar Kaçanik-Hani i Elezit, do të përballet me ligjin

Në disa media sot u raportua se në rrugën N2, Kaçanik- Hani i Elezit disa vetura po lejohen të hynë e disa jo.

Mirëpo, Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj ka reaguar ndaj këtyre informatave duke thënë se vendimi për të ndaluar qarkullimin në rrugën N2 është marrë për të gjitha llojet e trafikut rrugor dhe nuk lejohet asnjë lloji i lëvizjes me automjete qofshin ato për transport të udhëtarëve apo mallrave.

“Pamjet që sot u transmetuan duhet të vërtetohen. Vendimi për të ndaluar qarkullimin në rrugën N2, Kaçanik – Hani i Elezit është marrë për të gjitha llojet e trafikut rrugor dhe nuk lejohet asnjë lloji i lëvizjes me automjete qofshin ato për transport të udhëtarëve apo mallrave. Të gjithë ata që kanë mund të bëjnë veprime të tilla, çfarë u transmetuan sonte, duhet të përballen me organet e drejtësisë, të cilave iu bëjë thirrje që të merren më rastin për të nxjerrë të vërtetën. Nëse ka diçka tjetër, të gjithë ata që transmetojnë informata sa për të bërë lajme po ashtu do të duhej të përballen me ligjin”, ka deklaruar Lekaj.


I pari i MI-së, ak thënë se vendimi për ndalim qarkullimin në këtë segment të rrugës i është dërguar Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës.

“Vendimi për ndalim qarkullimi në këtë segment rrugorë, i është dërguar edhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të cilin vendim do të duhet ta zbatojë përmes segmentit të saj të sigurisë, Policisë së Kosovës, e cila do të duhej të vendosej në mënyrë statike aty derisa nuk kemi vendim tjetër për të njëjtin rast”, ka shtuar ai.

Ai u ka bërë thirrje të gjithëve qytetarëve të ndalin qarkullimin nëpër këtë rrugë.

“Ju bëjë thirrje të gjithëve që ndalim qarkullimin në këtë segment rrugorë të mos e shohin e as të mos tentojnë ta shfrytëzojnë për asgjë tjetër, përveçse për të ruajtur jetën e qytetarëve”, ka shkruar Lekaj në Facebook.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori