Site icon Telegrafi

Leipzig fiton lëndën në CAS, Leeds detyrohet të paguajë 21 milionë euro për një futbollist që e mbajti vetëm gjashtë muaj huazim

RB Leipzig ka fituar gjyqin në gjykatën e arbitrazhit sportiv (CAS) përballë Leeds United.

E gjitha ka ndodhur për sulmuesin francez Jean-Kevin Augustin i cili ishte i huazuar tek skuadra angleze nga RB Leipzig nga janari deri në qershor të vitit 2020.

Një klauzolë ishte vendosur që Leeds United të blejë përfundimisht francezin në verën e vitit 2020, por klubi anglez nuk e bëri një gjë të tillë, shkaku që sezoni u zgjatë për arsye të pandemisë Covid-19.

Sidoqoftë, marrëveshja përfshinte detyrimin për ta blerë përgjithmonë për 21 milionë euro (18 milionë funte) nëse Leedsi do të ngjitej në Ligën Premier, objektiv që u arrit.

Leeds megjithatë pretendoi se periudha e huazimit përfundoi më 30 qershor të atij viti, përpara se të sigurohej promovimi në elitën e futbollit anglez.

Leipzigu nuk ishte dakord me këtë qëndrim të Leedsit dhe në një seancë dëgjimore në qershor 2021, FIFA mbështeti pretendimin e skuadrës së Bundesligës dhe urdhëroi klubin anglez të paguante tarifën e transferimit, me një këst të parë prej 6.7 milionë eurosh.

Leedsi e apeloi vendimin, por ka humbur çështjen në CAS. Vendimi do të thotë që Leeds duhet të shpenzojë një shumë të majme për një lojtar që nuk e ka pasur kurrë.

Skuadra angleze është urdhëruar të paguajë një faturë prej 21 milionë eurove pasi humbi çështjen e gjykuar në CAS për transferimin e Jean-Kevin Augustin.

Vendimi do të thotë që Leeds duhet të shpenzojë një shumë të majme për një lojtar që nuk e ka pasur kurrë.

25-vjeçari pas huazimit te Leeds iu bashkua skuadrës franceze Nantes derisa sot është anëtar i skuadrës franceze Basel. /Telegrafi/ 

Exit mobile version