Leicester City dhe Manchester City kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për 30-të në Ligën Premier.

Qytetarët janë mysafir të Dhelprave në takimin interesant të kësaj jave, i cili zhvillohet në ‘King Poëer Stadium’ nga ora 18:30.


Ekipi i Pep Guardiolas vjen në këtë ndeshje pas dy fitoreve radhazi dhe synon të tretën për t’iu ofruar edhe më shumë titullit kampion.

Në anën tjetër, vendasit e Brendan Rodgers gjithashtu janë në formë të lartë dhe presin rezultat pozitiv për të qëndruar në pozitën e dytë në tabelë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, përkundër mungesave të shumta.

Leicester City: Schmichel; Fofana, Evans, Amartey; Albrighton, Ndidi, Tielemans, Castagne; Perez, Iheanacho; VardyMan City: Ederson, Walker, Dias, Laporte, Mendy, Fernandinho (C), Rodrigo, Mahrez, De Bruyne, Jesus, Aguero/Telegrafi/

telegrafi sport app