Lehtësoni fryrjen e barkut dhe digjni më shpejt yndyrën

Nëse ndonjëherë ndiheni sikur nuk po shihni rezultate, ndoshta përveç një diete të shëndetshme dhe ushtrimeve të përditshme, duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje marrjes së lëndëve ushqyese ose të mendoni ta ndryshoni aktivitetin tuaj fizik.
Megjithatë, nutricionistja Clarissa Lenherr thotë se ka disa hapa që mund t’u ndihmojnë ta zvogëloni fryrjen dhe të humbni yndyrën e barkut.
Merrni më shumë fibra
Një nga shkaqet kryesore të fryrjes së barkut është kapsllëku. Kjo është arsyeja pse duhet ta rritni marrjen e fibrave për t’ju ndihmuar ta hiqni qafe kapsllëkun. Është e rëndësishme vetëm që të mos e teproni me të gjitha fibrat përnjëherë, sepse mund të ketë efektin e kundërt nga sa dëshironi dhe të rezultojë në fryrje edhe më të madhe.
Konsumoni proteina përgjatë ditës
Konsumimi i rregullt i proteinave do t’ju ndihmojë të humbni depozitat e yndyrës – transmeton The Sun. Përveç kësaj, proteina është e rëndësishme për ruajtjen e energjisë dhe ngopjes, gjë që mund të zvogëlojë dëshirat për ëmbëlsirat. Megjithatë, është e rëndësishme që përveç proteinave me origjinë shtazore, të konsumoni edhe proteina me origjinë bimore.
Bëni ushtrime rezistence
Çdo ushtrim është i mirë për trupin tuaj, por nëse doni të humbni depozitat e yndyrës, këshillohet të përfshini ushtrimet e rezistencës në aktivitetet tuaja fizike. Në këtë mënyrë, ju jo vetëm që do të humbni yndyrë, por edhe do të ruani masën muskulore.
“Të kesh më shumë muskuj mund të çojë në një normë më të lartë metabolike të pushimit, gjë që mund të mbështesë humbjen e yndyrës”, ka shpjeguar Clarissa.
Ushtrimi me rezistencë do të thotë që ju po i ushtroni muskujt duke përdorur një forcë kundërshtare, të tilla si peshat, shtangë dore, shiritat e rezistencës, aparatet e palestrës apo edhe peshën e trupit tuaj.
Pini çaje bimore
Nëse ndiheni të fryrë në mbrëmje, duhet të pini çaj bimor. Do të ishte më mirë të pini çaj me nenexhik ose xhenxhefil, sepse ato mund të ndihmojnë në tretjen më të lehtë të ushqimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit