Me Ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgjithshme, jo vetëm procesi i votimit brenda vendit, por edhe votimi jashtë Kosovës ka pësuar disa ndryshime rrënjësore.
Zëdhënës i KQZ-së, Valmir Elezi, ka shpjeguar për Ekonomia Online procesin e votimit jashtë Kosovës, që nga koha e aplikimit dhe deri në momentin e votimit.
Sipas Elezit, procesi i votimit jashtë Kosovës përfshin dy faza kryesore, aplikimin për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe votimin për të gjithë personat që arrijnë të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës.
“Procesi i votimit jashtë Kosovës në bazë të ligjit të ri përfshinë dy faza kryesore, e para aplikim për t’u regjistruar jashtë Kosovës. Gjatë fazës së parë, do të ketë një periudhë kohore kur shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë do të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Dy janë mënyrat për të aplikuar për regjistrim: njëra prej tyre do të jetë aktive, behët fjalë për aplikimin për t’u regjistruar përmes platformës elektronike. Mënyra tjetër, por kjo mundësohet vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, behet përmes postës, në një nga kutitë postare të KQZ-së. KQZ-ja mundëson regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës edhe përmes e-mailit personal”, shpjegoi Elezi.
Sipas tij, në momentin e regjistrimit, votuesit do të përcaktohen individualisht për mënyrën e votimit.
“Në momentin e regjistrimit, votuesit do të përcaktohen individualisht për mënyrën e votimit, fizikisht, në përfaqësi diplomatike apo në hapësira të tyre, të cilat shndërrohen në qendra të votimit, sipas kritereve të KQZ-së, duke dërguar fletëvotimet përmes kutisë postare të KQZ-së, në postën e Kosovës dhe duke dërguar fletëvotimet përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ-ja dhe me lehtësimin e përfaqësive diplomatike, jashtë Kosovës”, ka thënë Elezi.
Ndërkohë, gjatë fazës së dytë, e cila do të vlejë vetëm për shtetasit që kanë arritur të regjistrohen si votues jashtë Kosovës, varësisht se për cilën nga mënyrat e votimit është përcaktuar votuesi, do të jetë edhe periudha se kur votuesi do të mund të votojë.“Sipas ligjit, votuesit që zgjedhin të votojnë përmes postës, pakot e tyre me fletëvotime mund t’i dërgojnë në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë, apo në adresë të kutisë postare jashtë Kosovës, të cilat hapen nga KQZ-ja me ndihmën e përfaqësisë diplomatike.
Gjithashtu, me Ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgjithshme, do të organizohet votim edhe në përfaqësi diplomatike për votuesit që kanë përzgjedhur këtë mënyrë të votimi. Votimi në përfaqësi diplomatike organizohet një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë. Numërimi i këtyre fletëvotimeve bëhet në Kosovë”, ka thënë Elezi.
Sipas ligjit, KQZ përmes akteve nënligjore përcakton kriteret dhe kushtet që duhet të përmbushin objektet e përfaqësive diplomatike të shndërruara në hapësira votimi si dhe do të përcaktojë numrin maksimal të votuesve që mund të votojnë për secilën përfaqësi diplomatike.
Sipas ligjit, KQZ-ja në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme do të bëjë vlerësimin e hapësirave fizike për secilën përfaqësi diplomatike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

DAP: Afati i fundit për paraqitjet TVSH-04 është 25 shkurti, deri dje janë parashtruar vetëm 25 për qind e numrit të përgjithshëm

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit