Legjenda holandeze Marc Overmars ka pësuar sulm në tru gjatë mbrëmjes të së enjtes dhe aktualisht po trajtohet në spital, ka njoftuar klubi në të cilin është drejtor sportiv, Antwerpi i Belgjikës.

Antwerpi ka bërë të ditur të premten se 49-vjeçari është stabilizuar, por do t’i duhet pak kohë për ta marrë veten.


Overmars është drejtor sportiv në klubin belg që nga marsi i vitit 2022.

Ai ishte iniciatori kryesor i transferimit të Arbnor Mujës tek Antwerpi në verë nga Drita.

Overmars ishte pjesë e Ajaxit, por u shkarkua pas mesazheve që ua dërgoi kolegeve të tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app