Mërgim Berisha i ka ditët e numëruara si futbollist i Fenerbahces, pasi largimi i tij nga Stambolli duket mëse i sigurt.
E ardhmja e sulmuesit kosovar ende mbetet në pikëpyetje, pasi ofertat në drejtim të tij nuk janë duke munguar.
Garës për t’i fituar shërbimet e sulmuesit shtatlartë i është bashkuar edhe skuadra elitare angleze, Leeds United.
Gazetari turk, Osman Cengiz ka raportuar se drejtuesit e skuadrës angleze tanimë e kanë kontaktuar Berishën dhe i kanë ofruar një kontratë katër vjeçare.
Për tu bindur Fenerbahce të heq dorë nga ylli kosovar duhet paguhet shuma prej pesë milionë eurove. Gjithsesi Berisha ende nuk ka kthyer përgjigje dhe po mendohet, pasi para vetës ka edhe oferta nga Bundesliga gjermane.
Fenerbahçe'nin forveti Mergim Berisha'yı transfer etmek isteyen Leeds United, F.Bahçe ile #transfer görüşmelerini sürdürüyor.#Fenerbahce'ye 5 milyon euro teklifte bulunan #Leeds, anlaşma halinde Berisha ile 4 yıllık sözleşme imzalayacak.
Berisha'ya Almanya'dan da teklifler var pic.twitter.com/kEQ9oP1KXY
— Osman Cengiz (@osmcengizz) July 24, 2022
Schalke 04, Stuttgart dhe Mainz janë tri skuadrat gjermane që duan transferimin e sulmuesit shtatlartë.
24-vjeçari në vitin e tij të parë me Fenerbahcen zhvilloi 31 ndeshje zyrtare ku realizoi shtatë gola e dhuroi tre asistime. /Telegrafi/