Leart Paqarada ka realizuar njërin ndër golat më të bukur në karrierën e tij.

Lojtari shqiptar ka shënuar gol për St.Paulin në takimin ndaj Wuerzburger Kickers.


Reprezentuesi i Kosovës shënoi golin e bukur në minutën e 22-të, e që ishte i treti në takim, pas atyre të Marmoush (4') dhe Benatelli (18').

Goditja nga distanca e Paqaradës ishte e pandalshme për portierin kundërshtar, derisa ishte nga jashtë zone.

Ky ishte goli i parë i Paqaradës që kur u transferua te St.Pauli në afatin kalimtar të janarit, ndërkohë që ka asistuar tre herë të tjera. /Telegrafi/

https://streamable.com/60elzc

telegrafi sport app