Le të pimë verë me shqisa të qarta dhe me vetëdije të plotë
Rexhep Kryeziu
Ekspert i vreshtarisë dhe verarisë
Rrushi i vjelur në vjeshtë është, si të thuash, koha e së vërtetës, për shijen, cilësinë – dhe gjithashtu për shëndetin.
Gjatë vjeljes së rrushit, e gjithë familja dhe të afërmit e tij ndihmojnë prodhuesin e verës. Ndihma për vjeljen e rrushit në rajonet vreshtare është një traditë dhe një përvojë e komunitetit.
Kur dielli shkëlqen nëpër gjethet e hardhive në vjeshtë, është një kohë me fat për të vjela dhe për cilësinë e rrushit dhe të verës. Cak, një prerje dhe vilet/kalaveshët e rrushëvet bien në kutinë ngjyrë portokalli- të kuqe që qëndrojnë në mes rreshtave të hardhive.
Sigurisht, rrushi vilet me dorë dhe çdo rrush që nuk është i cilësisë së mirë nga një hardhi, hidhet në tokë. Gjithçka është e rëndësishme për cilësinë e rrushit, efektet shëndetësore – edhe njollat kafe në gjethet e hardhisë përcjellin shëndet. Gjethet me pika / njolla kafe nuk janë tamam të bukura, por është një nga sekretet përse vera është kaq e shëndetshme.
Nëse vera do të ishte një medikament, mediat do të ishin mbi hënën me entuziazmin:
“Më në fund: Jetoni më gjatë dhe më të shëndetshëm”
“Çdo i dytë sulm në zemër parandalohet”
“Rreziku i Alzheimerit ulet me 80%!”
Në fakt, mjekët në mbarë botën po gjejnë vazhdimisht prova të reja shkencore për efekte të tilla të bujshme të verës. Më të njohurit janë efektet mbrojtëse në zemër: vera në fakt tregon shkallë të shkëlqyera suksesi, shpesh më të mira se ilaçet përkatëse.
Kërkimet moderne konfirmojnë kështu njohuritë tradicionale njerëzore, në fund të fundit në Bibël thuhet: “Vera e gëzon zemrën e njeriut” (“Vinum laetificat cor hominis”, Psalmi 104:15).
Vera ka një efekt parandalues ndaj sëmundjeve kryesore të qytetërimit. Megjithatë, është gjithashtu efektiv kundër infeksioneve klasike, madje edhe kundër patogjenëve të frikshëm të epidemive të mëdha.
Me metodat moderne shkencore, studiuesit tani mund të demonstrojnë në detaje pse është kështu. Edhe kompanitë farmaceutike tashmë shpresojnë në miliarda fitime nga përbërësit e saj aktivë, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me njollat kafe në gjethe.
Le të marrim parasysh të gjithë këta fitosubstanca shtesë në përmbajtjen e verës, që të gjithë janë të dobishëm për shëndetin tonë, dhe këto janë kryesoret: flavonoidet – flavonet, antocianinet, taninet, resveratroli, katekinat, acidet fenolike, glicerina natyrale, acidet e ndryshme, mineraliteti etj.
Në fakt, verërat tani do të duhej të disponohen me recetën e mjekut: Riesling dhe Chardonnay, Pinot Gris dhe Pinot Noir, Vranç dhe Kallmet, Verë Rahoveci dhe verë nga bregdeti shqiptar. Por dukshëm, rreziqet e alkoolit janë në plan të parë në debatin publik sot. Dhe në të vërtetë, rreziqet gjithashtu rriten me rritjen e dozës. Nuk ka fjalë. Por: Nga ana tjetër, statistikat mjekësore tregojnë edhe rritje të shkallës së sëmundjeve tek abuzuesit e alkoolit.
Mjeku i famshëm u shekullit XIV, Philippus Aureus Theofrastus Bombastus nga Hohenheimi i Gjermanisë i njohur si Paracelsus ka thënë: “Çdo gjë është helm dhe asgjë nuk është helm – gjithmonë varet nga masa e përdorimit“ /Telegrafi/
Literatura:
“Wein ist gesund“ Hans – Ulrich Grim. Verlag Knaur – 2021 München
„Verën – Zbulojeni, provojeni dhe shijojeni“, Rexhep A. Kryeziu, SH.B. Lena – 2018 Prishtinë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën