LAJMI I FUNDIT:

LDM: OBRM-PDUKM me çështjen e refugjatëve mundohet të krijojë frikë te qytetarët e Maqedonisë

LDM: OBRM-PDUKM me çështjen e refugjatëve mundohet të krijojë frikë te qytetarët e Maqedonisë

“Lidhja demokratike e Maqedonisë vlerëson se kampanja parazgjedhore e OBRM-PDUKM-së me refugjatët, të cilët as që janë, as që do të jenë në Maqedoni, paraqet tentativë të planifikuar për të luajtur me ndjenjat e qytetarëve të Maqedonisë dhe për të krijuar ndjenja të rrezikut dhe rrënimit të shtetit”, thuhet në kumtesën e LDM.

Nga LDM thonë se një kampanjë e këtillë do të na izolojë dhe do të na vë kundër botës demokratike, me organizatat joqeveritare, me OKB-në, me mediat e rajonit dhe më gjerë, ndërsa pasojat do t’i ndjejnë qytetarët.

“Në vend se të mbjellë frikë nga refugjatët të cilët nuk janë (në kampin e Gjevgjelisë ka vetëm 13) dhe të cilët Maqedoninë do e kishin përdorë vetëm për kalim, duhet të folë hapur për të rinjtë tonë që “refugjatë” në shumë vende të Evropës, SHBA-ve, Kanadasë dhe të bëhet gjithçka që të rinjtë mos ikin nga vendlindja e tyre”, thonë nga LDM./Telegrafi/