LAJMI I FUNDIT:

LD-Maqedoni: Gjykata duhet të ndryshojë vendimin e turpshëm për gazetarët që raportuan më 27 prill

LD-Maqedoni: Gjykata duhet të ndryshojë vendimin e turpshëm për gazetarët që raportuan më 27 prill
????????????????????????????????????

Lidhja Demokratike është i shqetësuar për vendimin e Gjykatës Themelore Civile në Shkup për të refuzuar paditë e gazetarëve që raportuan për sulmin e organizuar në Kuvend më 27 prill 2017.

Nga kjo parti thonë se në vend që të mbrojë të drejtat e gazetarëve për të raportuar lirshëm dhe të papenguar nga ngjarje të rëndësishme, gjykata shkel drejtpërdrejt lirinë e shprehjes dhe informimit, duke refuzuar të pranojë që ajo ishte rrezikuar në mënyrë flagrante gjatë ndërhyrjes fizike të protestuesve në Kuvend.

Lidhja Demokratike e konsideron absurde që gjykata t’u kërkojë gazetarëve të provojnë se një turmë protestuesish sulmuan Kuvendin dhe kërcënuan fizikisht deputetët, përfaqësuesit politikë dhe gazetarët, gjegjësisht që më 27 prill kishte demonstrata para Kuvend.


“Falë regjistrimeve televizive dhe raportimit të gazetarëve nga këto ngjarje, i gjithë opinioni në Maqedoni ka mund ta shihte ato, duke përfshirë provat që gazetarët ishin të rrezikuar fizikisht dhe ishin penguar të raportonin. Gjykata më tej diskriminon gazetarët duke u kërkuar atyre të provojnë diçka që Gjykata Penale tashmë ka vendosur në proces kundër pjesëmarrësve në ndërhyrjen në Kuvend, të cilët u dënuan me burg për sulm fizik ndaj deputetëve dhe zyrtarëve të lartë politikë.

Fakti që gazetarët arritën të shpëtonin jetën e tyre dhe nuk kishin asnjë dëmtim fizik është një justifikim i turpshëm për gjykatën që të refuzojë kërkesën e tyre për dëmshpërblim. Raportimi i gazetarëve nga kjo ngjarje dhe traumat psikologjike që ata përjetuan meritojnë respektin më të lartë, veçanërisht pasi puna e tyre është jashtëzakonisht e rëndësishme për informimin e qytetarëve dhe për demokracinë në Maqedoni”, thonë nga Lidhja Demokratike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori