LAJMI I FUNDIT:

LDK: VV po spastron institucionet arsimore të Prishtinës

LDK: VV po spastron institucionet arsimore të Prishtinës

Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Prishtinës vazhdon me akuza ndaj udhëheqjes komunale në Prishtinë për keqqeverisje dhe spastrim të institucioneve dhe zëvendësimin e tyre me militantët e Vetëvendosjes.

“Qeveria e Komunës së Prishtinës dhe kryetari i saj nuk ua kanë vazhduar mandatin drejtoreshave të institucioneve parashkollore të Komunës së Prishtinës me përjashtim të drejtoreshës së IP “Dielli” në Kodrën e Diellit, bashkëshorti i së cilës është familjar i Qëndron Kastratit – shef i grupit të asambleistëve të VV-ës në Asamblenë Komunale të Prishtinës”, thuhet më reagimin e LDK-së.

“Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ia përkujton kryetarit të komunës, Shpend Ahmeti, se dikur ai zotohej se do të luftoj nepotizmin dhe do të bëjë departizimin e institucioneve edukativo – arsimore, por sot po ndodhë e kundërta. Pra, rreth 95% e të përzgjedhurve deri më sot janë anëtarë dhe militant të Lëvizjes Vetëvendosje, ose të afërm të tyre”.


LDK vlerëson se kështu ndodhi edhe me drejtoreshat e IP-ve, të cilave, përkundër përvojës së gjatë dhe cilësisë së lartë profesionale në fushën e arsimit, nuk u ofruan, së paku, nga një vend pune, për të cilën gjë rregullativa ligjore e obligon DKA-në dhe Komunën dhe përzgjodhi kuadro të besueshme të VV-ës dhe të afërme të strukturave të VV-ës.

“Grupi parlamentar i LDK-ës dëshiron të njoftoj opinionin se politikat diskriminuese kadrovike që po ndjek Shpend Ahmeti kanë instaluar metodologjinë e eliminimit duke e keqpërdorur instrumentin e konkursit dhe duke bërë vazhdimisht shkelje procedurale gjatë përzgjedhjeve kadrovike për të cilën gjë ka konstatuar edhe auditori i jashtëm në Raportin e Auditorit për vitin 2015. E njëjta metodologji është zbatuar edhe gjatë vitit 2016”, thuhet në reagimin e LDK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Siguri
Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së

Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së

Lajme
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin

Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin

Lajme
Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së

Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së

Lajme
Nominoi Feride Rushitin për Nobel për Paqe, deputeti suedez: Është një dritë shprese për drejtësinë në mbarë botën

Nominoi Feride Rushitin për Nobel për Paqe, deputeti suedez: Është një dritë shprese për drejtësinë në mbarë botën

Lajme
“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”

“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”

Lajme
Kalo në kategori