LAJMI I FUNDIT:

LDK themelon 21 departamente

LDK themelon 21 departamente

Kryesia Qendrore e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e sotme ka diskutuar për takimet mobilizuese me strukturat e LDK-së në Kosovë, si dhe u fol rreth gjendjes organizative të LDK-së, modelit të funksionimit partiak, përgjegjësve rajonal si dhe themelimit të Këshillave Koordinuese nëpër çdo degë të partisë.

Në njoftimin e bërë në faqen e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, në Facebook, thuhet se anëtarët e Kryesisë, anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm e deputetët e LDK-së do të jenë në terren në bashkëbisedim të përditshëm me qytetarë për të diskutuar me ta dhe për ta përhapur vizionin e qartë e programin e vetëm politik në Kosovë “Rruga e Re”.

“Kryesia miratoi dhe themelimin e 21 Departamenteve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e po ashtu formoi dhe Forumin e Këshilltarëve Lokal të cilin do ta udhëheqë, Ilir Ferati, kryetari i Komunës së Istogut”, thuhet në njoftimë, transmeton Telegrafi.


Më tej thuhet se në veçanti u diskutua mbi organizimet në Mërgatë, si dhe rreth përgatitjeve për themelimin e 20 nëndegëve të reja gjithandej nëpër Evropë, duke rritur numrin në 78 sosh. “Mërgata po rikthehet në shtëpinë e saj historike, Lidhjen Demokratike”.

Në mbledhje u diskutua po ashtu për aktivitetin Parlamentar dhe Planin e Punës të Grupit Parlamentar.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka filluar mobilizimin e gjithmbarshëm partiak, me programin politik më të pasurin, me të gjitha zgjidhjet për hallet e përditshme të qytetarëve tanë “Rruga e Re”, për një Kosovë që e duam dhe e meritojmë”, njofton kryetari i partisë, Abdixhiku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Kalo në kategori