LAJMI I FUNDIT:

LDK: Të ndalet politizimi në universitete

LDK: Të ndalet politizimi në universitete

Lidhja Demokratike e Kosovës ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se me qëllim të shtrirjes së ndikimit dhe të kontrollit në institucione, po vazhdon të kap bordet e institucioneve të pavarura.

LDK thotë se dje në Universitetin e Prishtinës (UP), nën ndikimin e partisë në pushtet, u zgjodhën anëtarët e Këshillit Drejtues të UP-së nga radhët e trupit akademik.

“Përzgjedhja në masë të madhe dëshmoi se anëtarët u përzgjodhën me kriter partiak-klientelist, dhe jo akademik, me disbalancë total gjinor, duke mos e respektuar as Ligji për Barazi Gjinore. Këtë ndikim partia në pushtet e ka bërë përmes ushtrimit të presionit ndaj senatorëve dhe organizatave studentore të afërta me partinë në pushtet, të cilit i ka ndihmuar një interpretim kundërthënës që u ka marrë mandatin senatorëve nga radhët e studentëve, për çfarë kishte pakënaqësi dhe protestë para Rektoratit të UP-së”, thuhet në reagimin e LDK-së, transmeton Telegrafi.


Senati zgjedh pesë anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues UP "Hasan Prishtina"
Lexo po ashtu Senati zgjedh pesë anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues UP "Hasan Prishtina"

“Të përkujtojmë se Këshilli Drejtues i UP-së është organi më i lartë vendimmarrës i Universitetit të Prishtinës, që mbikëqyr punën e Rektorit dhe funksionimin e Universitetit edhe në rrafsh buxhetor. Qeveria e Republikës së Kosovës ka rol në punët e menaxhimit të UP-së përmes anëtarëve që i cakton MASHT-i në Këshillin Drejtues. Por, jo duke përcaktuar direkt anëtarët nga trupi akademik. Efektet e ushtrimit të ndikimit dhe të kontrollit nga pushteti në arsimin e lartë dëmtojnë rëndë cilësinë dhe funksionimin institucional. Kjo është parë me ndërhyrjen e një qeverie të kaluar në Agjencinë e Akreditimit të Kosovës që rezultoi me përjashtimin e saj prej organizmave relevante evropianë për sigurim të cilësisë në arsimin e lartë”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar respektim të autonomisë së Universitetit dhe përjashtim të ndikimit partiak në UP.

Zgjedhja e 5 anëtarëve të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, u përcoll me shumë kritika, veçanërisht për 2 më të votuarit.

Sipas Dibran Hoxhës, nga ORCA, Selim Bezeraj, është i dëshmuar si plagjiator, teksa Rifat Krasniqi, nuk është kredibil.

Ky i fundit, sipas Hoxhës, është i lidhur me Lëvizjen Vetëvendosje, gjë e cila përbën kapje të Universitetit nga pushteti.

Ndërkaq, Krasniqi, i cili në senat rikthehet, meqë më parë ishte aty si studentë, thotë se votat i mori falë fushatës së tij, dhe njohjes personale me dekanët me të cilët ka bashkëpunuar ndërvite, teksa thotë se si asistenti i parë që u bë pjesë e këtij organi, nuk i mungon kredibiliteti.

Kritika për procesin e zgjedhjes pati edhe vetë Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila tha se qeveria nuk ka ndërhyrë.

Përvec Krasniqit e Bezerajt, në Këshill Drejtues i përbërë nga gjithë burra u zgjodhën edhe Azem Hajdari, Arjan Krasniqi dhe Naser Kabashi. Derisa studentët senatorë në përfundim të mandatit, që të premtën protestuan, I thanë Klanit, se do I ndjekin rrugët ligjore për ta kontestuar procesin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori