LAJMI I FUNDIT:

LDK: Përmes Stavilecit, PDK po krijon panik te qytetarët dhe po thyen heshtjen zgjedhore

LDK: Përmes Stavilecit, PDK po krijon panik te qytetarët dhe po thyen heshtjen zgjedhore

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një reagimi për media dënon ashpër siç thotë tendencën e Partisë Demokratike të Kosovës që nëpërmes zyrtarit të saj Blerand Stavileci, ditën e zgjedhjeve, po përhapë dezinformata për gjoja lëvizjen e ushtrisë së Serbisë në drejtim të Kosovës dhe në këtë mënyrë po krijon panik në ditën e zgjedhjeve.

“Kjo është një tendencë e hapur e PDK-së për të krijuar panik te qytetarët dhe për të ndikuar drejtpërdrejt në procesin zgjedhor, kinse sovraniteti i shtetit është në rrezik”, thuhet në reagimin e LDK-së.

LDK thekson se në këtë rast është përfshirë edhe transmetuesi publik, Radio Televizioni i Kosovës (RTK), i cili sipas kësaj partie po shkel standardet profesionale të raportimit të pavarur dhe në tri ditët e fundit, ngjashëm me PDK, po përhap panik te qytetarët për gjoja rrezikun që po vjen nga Serbia.


“Ne ju bëjmë thirrje qytetarëve që të votojnë të qetë, pasi që nuk ka asnjë rrezik për sigurinë nacionale sepse për këtë përkujdesen organet tona të sigurisë dhe paqeruajtësit e KFOR-it”, thotë LDK.

Po ashtu LDK thotë se PDK nëpërmes Stavilecit, sot hapur ju ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për koalicionin e tyre, duke bërë shkelje të rëndë të rregullave zgjedhore.

“LDK fton monitoruesit ndërkombëtarë që të evidentojnë këto shkelje ndërsa nga prezenca ndërkombëtare në Kosovë, kërkon që të ushtrojnë ndikimin e tyre te PDK që të mos dëmtojë këtë proces zgjedhor dhe t’i lëmë sovranit të vendosë për fatin e tij”, thuhet në fund të reagimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Berisha nga

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Kalo në kategori