Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka përmbyllur sonte fushatën zgjedhore në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, me thirrjen drejtuar qytetarëve që ditën e zgjedhjeve të dalin dhe të votojnë për fitoren e kësaj partie.
Kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku ka shprehur besimin për fitoren e partisë që ai drejton.
“Në sheshin ku historia e Kosovës do të qëllojë edhe një datë kur u kuptua qartë se LDK është ngritur sërish në këmbë. Datën kur themi se krejt Kosova është LDK. Sonte shënojmë një moment definues të historisë se popullit tonë. Duke ju parë në masë kaq të madhe them në plot bindje se po shkojmë në fitore. Do të shikojmë me mburrje në këtë 8 shkurt dhe do të kuptojnë se fitorja jonë u vulos. Po bëhemi bashkë nën dy hije, në njërën anë të shtatores së Ibrahim Rugovës, e në anën tjetër të Skënderbeut, bashkë jemi të pandashëm e të pandalshëm. Jemi mbledhur rreth ëndrrës për ndryshim në vend të thirrjes për përçarje”, tha ai.
Abdixhiku në fjalimin e tij nuk la pa kritikuar qeverisjen Kurti duke thënë se “ndjen keqardhje për nxitësit e urrejtjes.”
“Nuk do t’ua rris unë fëmijët juve i paq me jetë e me shëndet. Një shtet që i trajton fëmijët tuaj me nder e dinjitet që të punojnë, ëndërrojnë e plaken këtu në Kosovë. Për katër vjet janë lodhur me fjalë të thata e me propagandë. Jo jeta në Kosovë nuk është më e mirë se në Gjermani, jo jemi shumë larg. Thirrja për ndryshim na vjen si kushtrim i pensionistëve, familjeve që paguajnë sot faturat e shtrenjta, një pagë që mezi iu del. Nuk kishim helm për tjetrin, jemi pak për t’u ndarë e përçarë, kemi mjaft kundërshtarë të jashtëm – për nxitësit e urrejtjes ndjej vetëm keqardhje”, theksoi ai.
Lumir Abdixhiku përmendi edhe një herë premtimet që do të përmbushë me ardhjen e LDK-së në qeverisje.
“Pagat do t’i rrisin që në javën e parë, jemi një ditë larg, një javë larg për rritjen e pagave. Kemi përgjithësi për të gjithë ata në hall e shërim, që duhet të bredhin nëpër vende jashtë, duke mos i pasur kushtet në Kosovë, prandaj kemi spitalin e ri. Nga lindja te çerdhet te shkollat me mësim tërë ditorë. Shërbimet në Evropë, njerëzit në Kosovë. Duhet të kemi përgjegjësi edhe për pensionist, sportistët, artistët me ndërtesa të reja kulturore, bujqit e punëtorët, inovues e ndërmarrës për biznese që për katër vjet kanë parë këtë ndërtesë prapa jesh si ndërtesë e frikës. Plot 5 miliardë euro që transformojnë Kosovën në një shtet të ri në rajon. Ta dërgojmë shtetin tonë në familjen e madhe euroatlantike, se shtëpia nuk bën pa miq”, u shpreh Abdixhiku.
Abdixhiku u shpreh se nesër “do të shuhet lufta politike me fitoren e LDK-së”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Imami Labinot Maliqi organizon iftar për policët e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët