LDK nesër prezanton kandidatët për deputetë dhe programin politik

Lidhja Demokratike e Kosovës do të prezantojë nesër 110 kandidatët e saj për deputetë për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Gjatë eventit që do të mbahet në AMC Hall nga ora 18:00 udhëheqësi i partisë, Lumir Abdixhiku, do të prezantojë edhe programin politik të LDK-së dhe vizionin për zhvillimin e vendit.
Lista e kandidatëve, e renditur si “Lista 123”, përbëhet nga individë me përvojë dhe njohuri në fusha të ndryshme, sipas partisë.
Eventi synon të informojë qytetarët mbi ekipin dhe programin politik të LDK-së për zgjedhjet e ardhshme. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































