LAJMI I FUNDIT:

LDK mban tryezë për të dëgjuar perspektivën e shoqërisë civile për zhvillimet në vend

LDK mban tryezë për të dëgjuar perspektivën e shoqërisë civile për zhvillimet në vend

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) të hënën, në ora 11:00, organizon tryezë diskutimi për të dëgjuar perspektivën e përfaqësuesve të shoqërisë civile lidhur me disa çështje nëpër të cilat po kalon politika dhe institucionet e Kosovës.

Kjo parti vlerëson se tryeza të tilla janë një formë e re e përfshirjes së rregullt të shoqërisë civile në proceset konsultative politike.

Çështjet për të cilat LDK-ja do të dëgjojë perspektivën e shoqërisë civile janë: sfidat me të cilat po ballafaqohet Kuvendi i Kosovës në realizimin e mandatit të tij përfaqësues, ligjvënës dhe mbikëqyrës, qasja që duhet ndjekur nga forcat politike karshi krizës politike dhe institucionale në të cilën gjenden institucionet e vendit, rolin që duhet të luajë GP-LDK, si grupi më i madh parlamentar, në këtë situatë.


Vlerësimet e shoqërisë civile se si të promovohet transparenca, llogaridhënia dhe etika në politik-bërje, me qëllim që gradualisht të kthejmë besimin e qytetarëve në institucione publike dhe në demokraci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori