LAJMI I FUNDIT:

LDK kërkon të vihet drejtësi për masakrën e burgut të Dubravës

LDK kërkon të vihet drejtësi për masakrën e burgut të Dubravës

Deputetetja Mirjeta Kalludra në emër të LDK-së, në seancën e Kuvendit në përkujtim të 20 vjetorit të masakrës së kryer nga shteti serb në këtë burg ka thënë se masakra e Dubravës ën 20 vjetorin e saj është simbol i zi i veprimeve çnjerëzore të Serbisë në Kosovë.

Ajo ka thënë se drejtësia duhet të vihet në vend për këtë masakër.

“Aty në mënyrë të organizuar forcat serbe i kanë sjellë të burgosurit shqiptar që të kryhet në formë më mizore krimi ndërsa të mbijetuarit ta përjetojnë në mënyrën më të rëndë. Ne si përfaqësues institucionesh jemi të obliguar të bëjmë përpjekje që drejtësia të vihet në vend. Jemi të vetëdijshëm që askush nuk e përshkruan ngjarjen më saktë se sa ata që e përjetuan këtë tmerr. Thelbi i përkujtimit të sotëm është kërkesa për të thënë të vërtetën për luftën tonë për ata që ranë”, ka thënë ajo.


Kalludra ka thënë se në emër të LDK-së kërkon që sa më shpejt të merren vendime për ata që kryen këtë masakër.

“Masakra e Dubravës një akt i rëndë tipik për një aparat shtetërorë kriminal. Ne kemi të mbijetuar në mesin tonë, kolegë, deputet e po ashtu edhe për ata që nuk dihet për fatin e tyre si profesori Ukshin Hoti. Ne jemi të mbijetuar të luftës ndërsa ata që ranë janë garanci e lirisë për ne. Në emër të LDK-së shpreh solidaritetin e thellë për ata që kanë humbur të dashurit në masakrën në burgun e Dubravës, dhe kërkojmë që drejtësia të vihet në vend, të merren vendime për ata që kryen këtë krim”, ka thënë ajo./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori