LAJMI I FUNDIT:

LDK kërkon Komision hetimor për shpenzimet në lobim

LDK kërkon Komision hetimor për shpenzimet në lobim

Grupi Parlamentar i LDK-së ka proceduar kërkesën për themelimin e Komisionit hetimor, i cili sipas LDK-së do të hetojë shpenzimet pa bazë ligjore për aktivitete lobuese të Presidencës dhe Qeverisë.

Në njoftimin për media thuhet se me iniciativën e deputetëve të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë mbledhur 40 nënshkrimet e nevojshme dhe është proceduar kërkesa për themelim të Komisionit Hetimor në lidhje me fondet e ndara nga Presidenca dhe Qeveria e Republikës së Kosovës për lobim .

“Ky Komision do të hetojë të gjitha mjetet e ndara nga Buxheti i Kosovës për çështje lobuese nga viti 2010 e deri më sot”, thuhet në njoftim.


Grupi parlamentar i LDK-së thekson se kohë më parë mediat e shkruara dhe elektronike në vend raportuan lidhur me shuma të mëdha parash publike të shpenzuar për gjoja aktivitetet lobuese.

“Për më tepër letra e publikuar e z. Geoffrey Nice përmendte edhe terme financiare të cilat ishin dakorduar jashtë rrugëve formale për të tilla shërbime. Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në konferencën e rregullt javore pati ngritur këtë çështje duke paralajmëruar formimin e Komisionit hetimor për të hetuar këto raportime. Andaj sot, me iniciativën e deputetëve të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, janë mbledhur 40 nënshkrimet e nevojshme dhe është proceduar kërkesa për themelim të Komisionit Hetimor në lidhje me fondet e ndara nga Presidenca dhe Qeveria e Republikës së Kosovës për lobim”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar

Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Politikë
Kalo në kategori