LAJMI I FUNDIT:

LDK: Joseph Daul i shkruan Mustafës, e përgëzon për kandidimin e Vjosa Osmanit për kryeministre

LDK: Joseph Daul i shkruan Mustafës, e përgëzon për kandidimin e Vjosa Osmanit për kryeministre

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se kryetari Isa Mustafa ka pranuar një letër urimi nga Joseph Daul, kryetar i Partive Popullore Evropiane, anëtare e së cilës është edhe LDK-ja.

“Duke i uruar rizgjedhjen e z. Isa Mustafa në krye të LDK-së,  Presidenti Daul, ndër të tjera thekson se “Rizgjedhja juaj në pozitën, të cilën e keni mbajtur nga viti 2010 është dëshmi e stabilitetit dhe besimit nga delegatët e partisë nën udhëheqjen tuaj. Është po ashtu testim i besimit që ata kanë në ju për ta drejtuar partinë tuaj në një periudhë vendimtare. Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë mundësi për LDK-në që edhe një herë të qeverisë me vendin. Besoj se Vjosa Osmani, kandidate e LDK-së, do të jetë kryeministre e ardhshme, prandaj ju përgëzoj për këtë zgjedhje të shkëlqyeshme”, thuhet në njoftimin për media.

Më tej në njoftim thunet se presidenti Daul vlerëson se këto zgjedhje do të jenë tepër të rëndësishme për të ardhmen e vendit, për ndërtimin e marrëdhënieve të mira me fqinjët, relacionet me Serbinë, përmirësimin e stabilitetit politik dhe të sigurisë si dhe rritjen ekonomike, njëkohësisht duke shprehur besimin e plotë se LDK-ja do të punojë në këto objektiva të ardhshme si vlera të përbashkëta të familjes sonë politike. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori