LAJMI I FUNDIT:

LDK-ja me tubim në Degën e Dytë në Prishtinë, Lumbardh Salihu: Nuk ka asnjë dyshim se ndryshimi po ndodh!

LDK-ja me tubim në Degën e Dytë në Prishtinë, Lumbardh Salihu: Nuk ka asnjë dyshim se ndryshimi po ndodh!

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) organizoi një tubim të fuqishëm në Degën e Dytë në kryeqytet, ku morën pjesë qytetarë dhe simpatizantë të shumtë.

Në këtë aktivitet entuziast, kandidati për deputet i kësaj partie, Lumbardh Salihu, zhvilloi takime të ngrohta me qytetarët, duke ndarë vizionin dhe mesazhin e tij për ndryshim.

Pas tubimit, Salihu theksoi rëndësinë e këtij mobilizimi për të ardhmen politike të partisë.


“Tashmë nuk ka asnjë dyshim se ndryshimi po ndodh! Dega e dytë në Prishtinë, sonte, e vulosi fitoren e LDK-së,” shkroi ai në një postim në Facebook, duke shprehur optimizmin e tij për suksesin e LDK-së në zgjedhjet e ardhshme.

Artikull i sponzorizuar