LAJMI I FUNDIT:

LDK-ja parasheh sistem arsimor të depolitizuar, transparent dhe llogaridhënës

LDK-ja parasheh sistem arsimor të depolitizuar, transparent dhe llogaridhënës

LDK do të ndërtojë sistemin arsimor të depolitizuar, që karakterizohet nga transparenca, pjesëmarrja dhe llogaridhënia, ka thënë në konventën e LDK-së, Xhavit Rexhaj nga Këshilli i ekspertëve të LDK-së për arsim.

Duke shpalosur pjesë të programit për arsim të LDK-së, Rexhaj ka thënë se në dy – deri katër vitet pasuese, sistemi arsimor në Kosovë do të transformohet në një sistem modern dhe të integruar në trendet më moderne evropiane.

“Përfshirja në edukimin parashkollor për moshën 4 deri 5 vjeçare do të rritet prej 5 % në së paku 50 % të brezit deri në vitin 2022. Shkollat profesionale do të marrin primatin si zgjidhje e parë për shumicën e nxënësve në arsimin e mesëm të lartë deri në vitin 2022. Në PISA 2021 do të ngjitemi për 15-20 vende krahasuar me PISA 2018. Deri në vitin 2020 rrjeti i shkollave në arsimin parauniversitar do të jetë ristrukturuar në një rrjet efikas e koherent që siguron parakushte për shërbime efikase dhe cilësore arsimore. Së paku një universitet kosovar do të renditet ndër 500 universitetet më të mira botërore deri në vitin 2025 dhe dy universitete do të renditen ndër 1000 universitet më të mira deri në vitin 2022. Deri në vitin 2021 Kosova do të ketë krijuar tërë infrastrukturën ligjore, financiare e institucionale për studime të mirëfillta shkencore (të aplikuara e teorike)”, ka thënë Rexhaj.


Ai ka përshkruar edhe intervenimet kryesore për ringjalljen e arsimit dhe të shkencës.

“Rritja e buxhetit të arsimit në 6 % të bruto prodhimit kombëtar. Depolitizimi i plotë i arsimit – do të hartohen rregullore që penalizojnë politizimin, nepotizmin dhe të gjitha format e favorizimit në të gjitha nivelet e arsimit dhe në shkencë. Shkolla do të kthehet në mekanizëm transformues të fëmijëve dhe qendër për zhvillimin e komunitetit. Në arsimin profesional do të shto0hen investimet dhe do të ndërtohen kapacitetet për sigurimin e cilësisë dhe punësimit të të rinjve pas përfundimit të shkollës”, tha Rexhaj.

Ai shoi se në qytetet e mëdha për shkollat e mesme të larta do të ndërtohen kampuse bashkëkohore.

“Në shkencë do të ndërtohen kapacitetet hulumtuese për të absorbuar 0.7 % e GDP në vitin 2022. Për këtë qëllim në vitin e parë do të riaktivizohet dhe fuqizohet Këshilli Kombëtar i Shkencës, do të hartohet dhe miratohet Programi Nacional i Shkencës, do të krijohet dhe zbatohet Fondi për Ekselencë dhe Hulumtime Shkencore”, pohoi Rexhaj.

 

Në trend

Më shumë
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Magazina
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori