LDK fitoi Prishtinën, por sa ishte diferenca me vota mes Ramës dhe Çekut?

Të dielën përfundoi raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në 18 komuna. Me përmbylljen e këtij procesi tashmë është zyrtarizuar edhe fitorja e Përparim Ramës nga LDK në Prishtinë, ndonëse ende nuk janë numëruar votat me postë.
Sipas rezultateve nga KQZ, Përparim Rama ka marrë 51,54% apo 46,935 vota, kurse Hajrulla Çeku nga LVV ka marrë 48,46% apo 44,126 vota.
Njohësi i çështjeve politike dhe ekonomike, Shenoll Muharremi ka bërë të ditur se nga këto rezultate, Përparim Rama në balotazh ka arritur të shtoj plus 11,340 vota, kurse Hajrulla Çeku ka shtuar plus 9,049 vota.
“Dallimi apo diferenca mes dy kandidatëve nuk është aq e thellë sa mendohet. Përndryshe Çeku meriton respekt për garën. Rama: 46,935 (+11,340) Çeku: 44,126 (+9,049)”, ka shkruar Muharremi.
Bazuar në këto statistika i bie që 29,203 votat që kandidati i PDK-së, Uran Ismaili kishte marrë më 12 tetor, të jenë shpërndarë tek Rama dhe Çeku.
Në raundin e parë nga të gjitha votat e numëruara, Përparim Rama kishte marrë 33,71% apo 35,595 vota ndërsa Hajrulla Çeku kishte marrë 33,21% apo 35,077 vota, ku diferenca mes tyre kishte qenë në 1,482 vota. /Telegrafi/


















































