LAJMI I FUNDIT:

LDK e palëkundur: Nuk do të qeverisim me PDK-në

LDK e palëkundur: Nuk do të qeverisim me PDK-në

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) sot mbajti takimin me kryetarët e degëve lidhur me zgjedhjet parlamentare të jashtëzakonshme, me ç’rast shprehu qëndrimin e palëkundur se në asnjë variant nuk do të qeverisë me PDK-në.

Në kumtesën e lëshuar nga takimi thuhet se “LDK-ja falënderon të gjithë qytetarët që e kanë mbështetur LDK-në dhe koalicionin e udhëhequr nga LDK”.

“LDK-ja falënderon strukturat e saj dhe të partnerëve të koalicionit për organizimin e një fushate model, të civilizuar dhe gjithëpërfshirëse. LDK-ja falënderon partnerët e koalicionit për bashkëpunimin dhe për gadishmërinë e tyre për të qëndruar së bashku si koalicion në rrugëtimin më tutje”, thuhet në kumtesë.


Më tej thuhet se në ditët në vijim LDK do të analizojë rezultatin e zgjedhjeve dhe do të marrë vendimet e nevojshme për t’u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme lokale, thuhet në një komunikatë për media.

“LDK respekton votën e qytetarëve dhe mbështetjen që ka marrë dhe është e palëkundur në qëndrimin që në asnjë variant nuk do të qeverisë me PDK-në”.

“Degët e LDK-së mbështesin kryetarin Isa Mustafa dhe Kryesinë e LDK-së të analizojë situatën dhe të marrë vendimet e nevojshme në interes të partisë dhe në përputhje me parimet e saja si parti pro-evropiane e qendrës së djathtë dhe anëtare e Partive Popullore Evropiane”, thuhet në kumtesë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori