LAJMI I FUNDIT:

LD: Seanca për imunitetin e deputetëve të jetë e hapur për opinionin

LD: Seanca për imunitetin e deputetëve të jetë e hapur për opinionin

Lidhja Demokratike (LD) e Maqedonisë kërkon që diskutimi në Komisionin për Imunitet për deputetët e arrestuar të jetë publik dhe me transmetim të drejtpërdrejtë.

“Qytetarët ishin dëshmitarë kur ndodhën ngjarjet e përgjakshme në Kuvend, tentimi për grusht shtet dhe dhunë dhe është logjike që gjitha ngjarjet dhe aktivitetet lidhur me këtë të jenë transparente dhe para syve të opinionit”, kërkojnë nga LD, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se deputetët të cilët ishin të përfshirë në skenarin e destabilizimit të shtetit, nuk kanë kredibilitet moral të ulen në karriget e parlamentit, aq më pak të thirren dhe të fshihen pas imunitetit të deputetit.


LD apelon tek qytetarët të mos marrin pjesë në protesta pasi sipas tyre, bëhet presion ndaj gjykatësve dhe në këtë mënyrë pengohet zbardhje e dhunës në Kuvend./Telegrafi/