LAJMI I FUNDIT:

LD-Maqedoni: Osmani t’i dorëzoj notë proteste ambasadorit bullgar

LD-Maqedoni: Osmani t’i dorëzoj notë proteste ambasadorit bullgar

Lidhja Demokratike ka dënuar deklaratën e zv. kryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes së Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov se do të dërgojë regjiment inxhinierik të ushtrisë së bullgarisë ose anëtarë të organizatës OBRM të cilët do t’i largojnë monumentet në Maqedoni ku shkruan se bëhet fjalë për “viktima nga okupatori fashist bullgar”.

Lidhja Demokratike vlerëson se ajo që duhet të bëjë më pak ministri i jashtëm, Bujar Osmani është që ta thërret në bisedë ambasadorin e Bullgarisë në vendin tonë dhe t’i dorëzojë not proteste, me fjalë ose në mënyrë të shkruar, për shkelje të rregullave diplomatike të sjelljes të përfaqësuesit të lartë të qeverisë bullgare.

Gjithashtu, nga Lidhja Demokratike thonë se prein që edhe kryeministri i vendit fqinjë dhe mik të Republikës së Bullgarisë Boyko Borissov të distancohet nga deklarat e këtilla të zv. kryeministrit Karakaçanov.


“Është skandaloze dhe e papërshtatshme që Ministri i Mbrojtjes i një anëtari të NATO-s, anëtar i të cilit është vendi ynë, të bëjë deklarata të tilla drejtuar fqinjit të tij me të cilin Bullgaria deklaron zyrtarisht se dëshiron të kultivojë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe miqësore. Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut janë aleatë në aleancën e NATO-s në të cilën siguria, paqja, bashkëpunimi i fqinjësisë së mirë janë vlera dhe parime themelore dhe deklaratat rreth dërgimit të njësive ushtarake zgjojnë shpirtrat e errët të së kaluarës”, thonë nga Lidhja Demokratike e Maqedonisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori