LAJMI I FUNDIT:

LD-Maqedoni: Me Bullgarinë nuk kemi histori të përbashkët

LD-Maqedoni: Me Bullgarinë nuk kemi histori të përbashkët
????????????????????????????????????

Mohimi i identitetit kombëtar maqedonas nga Qeveria e Bullgarisë është një akt klasik i armiqësisë, ndërsa vetoja e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë është anti-civilizimi, sjellje anti-evropiane, me pasoja të rënda për sigurinë, stabilitetin dhe paqen në Ballkan dhe më gjerë, reagojnë nga Lidhja Demokratike e Maqedonisë e cila është pjesë e koalicionit qeverisës të LSDM-së.

“Ne duhet t’i deklarojmë shumë qartë Qeverisë së Bullgarisë se nuk kemi një histori të përbashkët, se populli maqedonas ka një histori të veçantë autentike dhe “rrënjë” dhe se ne nuk pranojmë shantazhe dhe kushtëzim si një shtet sovran dhe i pavarur, pro-evropian dhe modern. Lidhja Demokratike u bën thirrje udhëheqësve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të bëjnë gjithçka që kanë në mënyrë që Maqedonia të shkojë përpara.


Ne jemi të sigurt se vetëm në atë mënyrë BE do të ndikojë në stabilitetin, forcimin e kapaciteteve demokratike dhe zhvillimin ekonomik të vendeve të Ballkanit. Drejtësia, mirëkuptimi i ndërsjellë, respektimi i diversitetit dhe zgjidhja e çështjeve të hapura përmes dialogut janë vlera për të cilat ne mbështesim dhe jemi të vendosur plotësisht.

Ne jemi për marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët, përfshirë Republikën e Bullgarisë, pa asnjë rezervë ose kusht. Në vend të mohimeve dhe bllokadave, ne jemi për lëvizjen e lirë të njerëzve, kapitalit dhe ideve”, thonë nga Lidhja Demokratike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori