LAJMI I FUNDIT:

LB: Kosova nuk ka nevojë për platformë me kufizime, por për platformë me parime

LB: Kosova nuk ka nevojë për platformë me kufizime, por për platformë me parime

Lëvizja për Bashkim (LB) me shqetësim konstaton se në dokumentin që është bërë publik, të projekt-rezolutës për dialog, mungon qasja e këtyre subjekteve ndaj problemit kryesor me të cilin ballafaqohet Kosova.

“Motivi kryesor për zhvillimin e bisedimeve me Serbinë duhet të jetë funksionalizimi i shtetit të Kosovës, përmes forcimit të sovranitetit të saj”, thotë LB.

Komunikata e plotë e LB-së:


Kosova nuk ka nevojë për platformë me kufizime, por për platformë me parime

Kuvendi i Kosovës pritet që ta shqyrtojë projekt-rezolutën e propozuar nga PSD, Alternativa dhe Nisma Socialdemokrate mbi dialogun me Serbinë. Si produkt i kësaj rezolute do të krijohet edhe ekipi negociator e më vonë do të përpilohet edhe platforma për bisedime si dhe ligji mbi dialogun.

Lëvizja për Bashkim me shqetësim konstaton se në dokumentin që është bërë publik mungon qasja e këtyre subjekteve ndaj problemit kryesor me të cilin ballafaqohet Kosova. Motivi kryesor për zhvillimin e bisedimeve me Serbinë duhet të jetë funksionalizimi i shtetit të Kosovës përmes forcimit të sovranitetit të saj. Ky sovranitet nuk mund të forcohet pa çlirimin e Kosovës nga gjendja e të qenurit peng nga pakica serbe, e cila e ka këtë fuqi në saje të privilegjeve të tyre kushtetuese, të cilat shprehen përmes të drejtës së vetos në çdo nismë për ndryshime kushtetuese apo të ligjeve që i përkasin 8 fushave në kuadër të legjislacionit me interes vital. Ky qëllim nuk mund të arrihet kurrsesi përmes qasjes së kësaj rezolute, pra të ngurtë e kufizuese në mundësitë e gjetjes së zgjidhjeve reale për problemet reale të vendit.

Përveç kësaj, është shqetësuese që në momentin kur për herë të parë është hapur çështja e shqiptarëve të Kosovës Lindore dhe mundësia që përmes këtyre bisedimeve të trajtohet edhe pozita e tyre dhe mundësia e bashkëngjitjes së tyre me Kosovën, Kuvendi i Kosovës, përmes një rezolute, përpiqet të mbyllë çfarëdo mundësie të tillë, duke i bërë dëm të pallogaritshëm si Kosovës ashtu edhe shqiptarëve në Kosovën Lindore.

Duke pasur parasysh divergjencat e mëdha midis subjekteve politike sa i përket mënyrës së zgjidhjes së çështjeve të pazgjidhura, kjo platformë nuk do të duhej të vendoste kufizime por duhej të vendoste parime për zgjidhje. E në mesin e tyre, ai që do të duhej të ishte i patejkalueshëm për çdo subjekt politik, është parimi i reciprocitetit të plotë me Serbinë. Çdo qasje tjetër, do të ishte rrugëtim drejtë një “zgjidhjeje” e cila e konservon jofunksionalitetin e shtetit të Kosovës dhe e ruan të cunguar sovranitetin e saj.

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Kronika e Zezë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori