Lazio dhe Juventus luajnë për fitore në derbin e javës në Serie A, formacionet zyrtare

Lazio dhe Juventusi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Serie A.
Biancocelestët janë nikoqir të Bianconerëve në derbin e javës që pritet të zhvillohet në stadiumin Olimpico me fillim nga ora 20:45.
Ekipi i Maurizio Sarrit vjen në këtë ndeshje me formë të lartë, ku ka katër fitore dhe një barazim nga pesë ndeshjet e fundit dhe synon fitoren e radhës për të rritur epërsinë me ndjekësit në garën për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Në anën tjetër, ekipi i Massimiliano Allegrit gjithashtu ka tri fitore radhazi dhe synon të katërtën për t’u ofruar përsëri në pozitat që dergojnë në Evropë, pas dënimit me heqjen e 15 pikëve.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Lazio: Provedel; Marusic, Casale, Romagnoli, Hysaj; Milinkovic Savic, Cataldi, Luis Alberto; Felipe Anderson, Immobile, ZaccagniJuventus: Szczesny; Gatti, Bremer, Alex Sandro; Cuadrado, Fagioli, Locatelli, Rabiot, Kostic; Di Maria; Vlahovic/Telegrafi/













































