Me zërin e një predikuesi, presidenti i ri i Republikës së Malavi, Lazarus Chakwera, bëri thirrje për unitet në vendin e tij, menjëherë pasi u betua të dielën.
Sipas një shkrimi të BBC, përcjell Telegrafi, dita e javës dukej e përshtatshme, pasi ish-kreu i “Asambleve të Zotit të Malavi”, një nga emërtimet më të mëdha të krishtera në vend, e trajtoi skenën si një vend për të frymëzuar me fjalët e tij.
Vendi është i ndarë pas një ndarjeje 13 muajshe pas zgjedhjeve të diskutueshme të vitit 2019, rezultati i të cilave u anulua nga gjykatat.
Duke folur me një stil dhe theks që ngjanin me të udhëheqësit të drejtave civile të SHBA-së, Martin Luther King, presidenti Chakwera foli për ëndrrën “që na lidh së bashku [që] është që ne të shijojmë prosperitetin e përbashkët, jo vetëm lirinë”.
Por ai pastaj tha se nuk ishte mirë vetëm të kesh ëndërr.
“Ka ardhur koha që ne të shkojmë përtej ëndërrimit. Ne të gjithë duhet të zgjohemi sepse kjo është një kohë për tu zgjuar nga dremitjet dhe për ta realizuar ëndrrën tonë”.
Z. Chakwera është një njeri i Zotit në një vend thellësisht fetar.
Siç bën të ditur BBC, përcjell Telegrafi, 65-vjeçari doli si drejtues i “Partisë së Kongresit” të Malawi në vitin 2013 pa pasur ndonjë përvojë të mëparshme politike.
“Debati me Zotin”
Ai erdhi në këtë pozicion pasi drejtoi “Asambletë e Zotit” për 24 vjet, por pranoi, kur filloi të kandidojë për president në vitin 2014, se marrja e vendimit për t’u bërë politikan nuk ishte e lehtë.
“Unë duhej të debatoja me Perëndinë për një drejtim në jetë që nuk më dukej i natyrshëm”, tha ai në një video të publikuar nga Kisha Presbyteriane e St Andrew në Kaliforni.
Por pas shumë diskutimesh “Zoti po thoshte që: ‘Unë po zgjas shërbimin tuaj, në mënyrë që të jeni në gjendje t’i shërbeni një kombi të tërë'”.
Duke qëndruar në kulmin e pushtetit dhe duke iu drejtuar kombit të dielën, Z. Chakwera ka bërë një rrugë të gjatë nga djali që u rrit në një fshat jashtë kryeqytetit, Lilongwe.
Djali i një predikuesi dhe ungjilltari që themeloi disa kisha, karriera e tij si pastor mund të jetë dukur tashmë në horizont.
Por, në shkollën e tij të mesme prestigjioze, ku mësoi theksin e tij duke imituar një mësues amerikan, fillimisht kishte ambicie për të qenë mjek.
Ai mendoi se duke qenë një mjek nuk do të duhet të flasë me një numër të madh njerëzish – gjë që i tha gazetarit Joab Chakhaza në një intervistë në vitin 2017.
Udhëheqja politike dhe shpirtërore
Por gjatë arsimimit ai thotë se ai “takoi Zotin” dhe “filloi të ridrejtoj jetën drejt shërbimit”.
Babai i katër fëmijëve tani dëshiron të marrë atë energji dhe vizion dhe ta vendosë atë në drejtimin e një vendi.
Duke iu drejtuar kombit dhe jo vetëm turmave të mbështetësve në Lilongwe, Z. Chakwera tha që ata që nuk votuan për të mund ta shohin presidencën e tij me “frikë dhe pikëllim”.
Por ai u përpoq t’i siguronte ata.
“Ky Malawi i ri është një shtëpi edhe për ju dhe për aq kohë sa unë jam presidenti, do të jetë një shtëpi në të cilën edhe ju do të përparoni”.
Megjithëse mund të ketë të tillë që dyshojnë, mbështetësit e presidentit besojnë se ai mund dhe ai do të ofrojë një lloj të ri udhëheqjeje të frymëzuar nga Zoti dhe i nxitur nga nevojat e malavianëve.
Megjithatë, në mënyrë të pashmangshme, do të duhet të merren vendime të vështira, jo vetëm në lidhje me sfidën e menjëhershme të coronavirusit, por edhe se si të merret me korrupsionin dhe të nxisë rritjen ekonomike.
Dhe këto mund të fillojnë të testojnë popullaritetin e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Aleksadanr Vuçiq po frikësohet, angazhon traktorët për ta mbrojtur presidencën nga protestuesit

Çfarë duhet të dini për protestat e mëdha të sotme në Beograd dhe pse Vuçiq pretendon se do të ndodhë luftë civile

Trump: Isha pak sarkastik kur thashë se paqja mund të arrihet për 24 orë në Ukrainë

Trump me urdhër të ri ekzekutiv - pritet të preket Zëri i Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë

SHBA dëbon ambasadorin e Afrikës së Jugut për komentet ndaj Trumpit

Analisti serb, Janjiq: Vuçiq mund ta përdorë kundër protestuesve grupin e Radoiçiqit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës