LAJMI I FUNDIT:

Lavrov diskuton përmes telefonit me Tillerson për sulmin kimik në Siri

Lavrov diskuton përmes telefonit me Tillerson për sulmin kimik në Siri

Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, bisedoi të premten me telefon me homologun e tij amerikan Rex Tillerson, me ç’rast shprehu keqardhje për shkak të mos pajtimit të Uashingtonit me propozimin ruso-iranian për hetimin e sulmit me armë kimike në Siri, në fillim të prillit.

“Biseda telefonike e ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson ka ndodhur me propozimin amerikan”, thuhet në kumtesën e diplomacisë ruse.

Lavrov gjatë kësaj bisede telefonike shprehu keqardhjen pasi SHBA me Organizatën për ndalimin e armëve kimike, kundërshtoi propozimin që në Siri të dërgohen inspektorë për të konfirmuar informacionet për përdorimin e gazit sarin në Khan Cheikhoun në Siri, më 4 prill.


Lavrov dhe Tillerson janë pajtuar që serish të shikojnë mundësinë e zbatimit të hetimeve objektive nën mbikëqyrjen e Organizatës për ndalimin e armëve kimike, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

Po ashtu, dy zyrtarët e lartë shtetërorë janë pajtuar që sa më parë të formohet një grup punues, i cili do të kërkojë zgjidhje për heqjen e pengesave në marrëdhëniet bilaterale, të cilat janë në pikën më të ulët që nga koha e Luftës së Ftohtë, për shkak të krizës ukrainase dhe konfliktit në Siri, transmeton KosovaPress.

Në trend Botë

Më shumë
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori