LAJMI I FUNDIT:

Laura Fazliu në gjysmëfinale të ‘Gyor 2017’

Laura Fazliu në gjysmëfinale të ‘Gyor 2017’

Ekipi olimpik i të rinjve të Kosovës, të cilët po marrin pjesë në Festivalin Olimpik Evropian ‘Gyor 2017’ kanë arritur fitoren dhe rezultatet e para pozitive.

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu ka shënuar dy fitore radhazi dhe është kualifikuar në gjysmëfinale të kategorisë deri në 63 kilogram.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Evropianin U18 të xhudos (Foto)
Lexo po ashtu Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Evropianin U18 të xhudos (Foto)

Fazliu është vetëm një fitore larg sigurimit të medaljes, që do të ishte e para për Kosovën në një turne Olimpik (EYOF).


“Fazliu rrethin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin mposhti italianen, Elisa Toniolo. Më pas, në çerekfinale triumfoi ndaj garueses nga Luksemburgu, Anetta Mosr”, thuhet në komunikatë.

Gjysmëfinalja është sot (e enjte) dhe Fazliu takohet me xhudisten gjeorgjianen, Mariam Tchanturia. /Telegrafi/