Laura Fazliu fiton në repesazh, ka shpresa për medaljen e bronztë

Laura Fazliu është në rrugë të mbarë për të fituar medalje në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.
Laura do të luftojë për medaljen e bronztë, kategoria -63 kg.
Xhudistja jonë në luftën e parë në repesazh mundi italianen, Maria Centrachio. Në çerekfinale u mposht nga rusja Daria Davydova.
Paraprakisht, ajo kishte shënuar dy fitore, ndaj Dena Pohl të Gjermanisë dhe Juul Franssen të Holandes. Fransen është dy herë medaliste e bronztë e botës.
/Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals











































