Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vazhdon të këmbëngul që posti i presidentit duhet t’i takojë këtij subjekti politik. Madje kandidaturën e kryetarit të kësaj partie, Ramush Haradinaj e konsiderojnë si një ofertë serioze për forcat politike në vend. Ndërsa thonë se kjo parti nuk ka vota për ndonjë kandidat tjetër potencial për president të vendit.
Smajl Latifi nga AAK për KosovaPress ka thënë se Ramush Haradinaj është figurë unifikuese për spektrin politik në Kosovë.
Zgjedhjen e tij si president e sheh si zgjidhje më të mirë në situatën nëpër të cilën po kalon vendi.
“Aleanca me kandidaturën e zotërit Haradinaj për president ka dërguar një mesazh të arsyeshëm të qartë është një ofertë serioze kandidatura e Haradinaj për president dhe besoj që i mbetet tash forcave politike qoftë ato që janë në koalicionin qeverisës, qoftë edhe opozitës që t’i japin një zgjidhje ose një epilog çështjes së zgjedhjes së presidentit. Mendoj se Ramush Haradinaj i plotëson kushtet për të ushtruar një përgjegjësi të lartë për të qenë shef i shtetit edhe i plotëson edhe kriteret edhe njerëzore edhe morale edhe kombëtare por edhe është personalitet i cili luan edhe rolin e një figure i cili e unifikon spektrin politik. Mendoj se zgjedhja e tij mund të jetë një zgjedhje e mirë edhe mendoj që Kosova në kontekstin ku është sot duke marr parasysh edhe zhvillimet”, tha ai.
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi thotë se partia nga ai vjen nuk ka vota për ndonjë kandidat tjetër përveç kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Si Aleancë ne tashmë e kemi kandidatin për president i cili bënë mirë dhe i bënë nder për proceset për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova….Unë mendoj që Ramush Haradinaj do zgjidhet president nëse do të kemi një kandidaturë tjetër ne do ulemi dhe ta bisedojmë brenda forumeve partiake dhe është vështirë që do të gjendet edhe një personalitet tjetër ku Aleanca mund t’ia jap votën dikujt tjetër për president…ne po punojmë me forcat tjera politike që të arrihet një konsensus që Ramush Haradinaj ta marr miratimin e deputetëve për president ”, tha ai.
Madje, ai shpreh gatishmërinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës edhe për zgjedhje të parakohshme.
“Në situata të tilla kur vendi nuk ka president nuk gjendet zgjidhje për zgjedhjen e presidentit atëherë zgjedhje janë më afër se këmisha e trupit, andaj ne punojmë dhe përgatitemi çdo ditë që ta kërkojmë me respekt besimin e qytetarëve për t’i fituar zgjedhjet qofshin në nivel lokal, apo edhe të jashtëzakonshme”, u shpreh Latifi.
Partia Demokratike të Kosovë thotë se kësaj partie i takon posti i presidentit. E gjatë kësaj jave kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se nuk ka gatishmëri mes partive politike për zgjedhjen e presidentit dhe se vendi po rrëshqet drejt zgjedhjeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plagosjet aksidentale nga policët e rinj, ekspertët flasin për shkaqet

LSM: Paga minimale duhet të jetë 500 euro, të përmirësohet standardi i jetesës së qytetarëve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Numërohen mbi 47% të votave me postë, LVV prin me 51.34%

Gjendet fortifikimi në fshatin Rreja e Velës në Rubik, çka u zbulua pas lajmërimit nga një banor i zonës?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Lojtari më i dobët në histori" - tifozët e Real Madridit 'kryqëzojnë' yllin e skuadrës

"Fundi i NATO-s nuk është larg", paralajmëron admirali amerikan

Kush fitoi e kush humbi mandatin në Kuvend, legjislatura e nëntë pritet të jetë më efektive

Zv/ministri i Drejtësisë tregon se çfarë ndodhë nëse Kurti nuk shkon të dëshmojë në Prokurorinë Speciale

Mësohet përmbajtja e zarfit të zi për Gjestin: Ai nuk do të mund ta ditojë çmimin e plotë të Big Brother VIP Albania

Publikohen pamjet e plota: Çfarë bëri Gjesti pas arratisjes nga muri dhe si u rrethua nga rojet e sigurisë