LAJMI I FUNDIT:

Largohet nga puna studentja e cila punonte si mjeke

Largohet nga puna studentja e cila punonte si mjeke

Prej kur në media u zbulua rasti i studentes e cila pa diplomë dhe licencë ka punuar si mjeke në Urgjencë, ajo është larguar nga puna, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga Shtëpia e shëndetit pohojnë  se personi nga shërbimi juridik i cili i përgatit kontratat për angazhim të përkohshëm në Shtëpinë e shëndetit ka bërë lëshim gjatë pranimit të dokumenteve të Marina Srbinoska. Tani pasi që rasti ishte publikuar, përgjegjësi do të mbajë vetëm i punësuari në shërbimin juridik.

Nga Shtëpia shëndetit po ashtu shtojnë se është shfuqizuar kontrata me studenten e cila plotë pesë muaj ka punuar si mjeke, pa diplomë, licencë për punë dhe pa provim të dhënë shtetëror./Telegrafi/