Largimii i Grealish, City ia beson fanellën me numrin 10 transferimit të ri
Manchester City i ka dorëzuar zyrtarisht fanellën ikonike me numër 10 lojtarit të ri Rayan Cherki, pas huazimit të Jack Grealish te Evertoni.
Talenti 21-vjeçar francez iu bashkua Cityt nga Lyon për 36 milionë euro (30.5 milionë funte), me bonuse të mundshme të përfshira në marrëveshje.
Transferimi i tij u finalizua pak para fillimit të sezonit të ri dhe Cherki pritet të ketë një rol kyç në skuadrën e rifreskuar të Pep Guardiolës.
Me largimin e Grealish drejt Evertonit në kërkim të më shumë minutave, City synon që Cherki të sjellë energji, kreativitet dhe dinamizëm të freskët në repartin ofensivë.
Ky hap tregon besimin e klubit tek potenciali i Cherkit për të ndjekur gjurmët e emrave të mëdhenj që kanë veshur numrin 10 në Etihad. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























