Kryeqendra e Maqedonisë së Veriut për disa ditë me radhë ndodhet në mesin e dhjetë vendeve të botës me ndotjen më të lartë të ajrit. Shkupi është renditur në vendin e nëntë në mesin e qyteteve të botës me ndotje të lartë të ajrit.
Platforma I-Q Air të premten me datë 6 janar ka treguar se se indeksi i ndotjes është 174 përderisa janë matur 99.2 mikrogram (mg/m3)për metër kub. Derisa grimcat PM10 kanë kaluar sasinë e lejuar prej 150 mg/m3, të premten në Shkup u regjistruan 167.7 grimca PM10 për metër kub.
Në vendin e parë të kësaj liste, për sa i përket ndotjes së ajrit, ndodhet qyteti Delhi i Indisë, i pasuar nga qyteti Lahore i Pakistanit dhe Shangai në Kinë.
Nga vendet e rajonit para Shkupit është vetëm Sarajeva e Bosnje e Hercegovinës.
Shifrat e larta të ndotjes së ajrit po e përcjellin Shkupin dhe disa qytete të vendit, si Tetova, Kërçova e Strumica, për disa ditë gjatë kësaj jave.
Lidhur me këtë, Instituti i Shëndetit Publik u ka rekomanduar qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi nëse nuk kanë nevojë për të dalë jashtë, si dhe t’i shmangin aktivitetet fizike jashtë ambienteve të shtëpisë.
Qytetarëve që dalin jashtë për shkak të detyrimeve, u është rekomanduar që të vendosin maska mbrojtëse me efikasitet të dëshmuar.
Organizatat që në fokus kanë mbrojtjen e ambientit jetësor thonë se problematike nuk është vetëm mjegulla që ka mbuluar Shkupin që nga 1 janari, pasi gjatë ditës së premte ajo pothuajse është larguar, por problematike mbeten shifrat e larta të ndotjes së ajrit. Sipas tyre, problemi qëndron te politikat e joadekuate të Qeverisë për ta zgjidhur problemin me ndotjen e ajrit.
“Niveli lartë i ndotjes së ajrit në shumë vende të Maqedonisë së Veriut, ku kryeson Shkupi, është si rezultat i çmimit të lartë të energjisë elektrike, ku si pasojë shumë banorë, të cilët janë ngrohur me pajisje që punojnë me energji elektrike, tani kanë kaluar në mjete tjera ngrohëse si, druri, peleti apo mazuti. Niveli i lartë i ndotjes është dhe si rezultat i papërgjegjshmërisë së Qeverisë, e cila nuk arriti ta mbajë nën kontroll këtë situatë, pavarësisht paralajmërimeve se shumë amvisëri nuk do të arrijnë ta përballojnë shumëfishimin e faturave të energjisë elektrike”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Arianit Xhaferi, nga organizata joqeveritare Eco Guerila, që në fokus ka mbrojtjen e ambientit jetësor.
Ai thekson se qytetarët nuk do ta shmangin përdorimin e lëndëve djegëse që ndotin ajrin përderisa faturat e energjisë elektrike mbeten shumë të larta.
Nga Instituti i Shëndetit Publik theksojnë se qytetarët që nuk ndihen mirë dhe përjetojnë efekte negative të ndotjes së ajrit duhet të vizitojnë mjekun e familjes apo klinikën e afërt shëndetësore.
Ndotja e ajrit është nja nga arsyet që ka çuar dhe në rritjen e numrit të qytetarëve që kanë probleme me sistemin e frymëmarrjes.
“Po kemi gjithnjë e më shumë pacientë që vijnë me probleme të sistemit të frymëmarrjes. Nuk mund të flasim për shifra, në këtë moment, por mund të them se më të ndjeshëm janë personat me sëmundje kronike, të cilët vështirë përballojnë ndotjen e ajrit”, thotë mjeku Sasho Ollumcev.
Shifrat e larta të ndotjes së ajrit kanë bërë që edhe partitë politike të dalin me akuza e kundërakuza.
Socialdemokratët, të cilët janë në pushtet, kanë akuzuar OBRM-PDUKM-në në opozitë, e cila ka shumicën në pushtetin vendor të qytetit të Shkupit. Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë së Veriutm nëpërmjet një komunikate thotë se pushteti lokal i OBRM-PDUKM-së, partisë Levica, me kryetaren Danella Arsovska, nuk po bëjnë asgjë për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.
“Duke u marrë me tenderë, ndikime biznesi dhe komisione, ata harruan atë që u premtuan qytetarëve një vit më parë dhe ulën ndjeshëm fondet për mjedisin në buxhetin e qytetit. Ata, gjithashtu, shkurtuan subvencionet për blerjen e invertorëve për personat fizikë. Transporti publik nuk funksionon, nuk ka asnjë shenjë nga 100 autobusët elektrikë të shpallur me pompozitet”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.
Por, OBRM-PDUKM-ja, është përgjigjur se socialdemokratët fituan pushtetin në saje të premtimit për ajër të pastër, megjithëse ky premtim për shtatë vjet nuk ka arritur të realizohet:
“Për shtatë vjet, pushteti qendror nuk realizoi asnjë projekt apo masë më të madhe me karakter kombëtar për të luftuar kundër ndotjes”.
Sipas OBRM-PDUKM-së, për katër vjet socialdemokratët kanë udhëhequr dhe me pushtetin lokal në qytetin e Shkupit dhe nuk kanë bërë asnjë veprim që do të ulte nivelin e ndotjes./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?