Lansohet video “teaser-i” i Kia EV9 – prezantimi i plotë do të behet më 15 mars

Nuk ka dyshim se Kia EV9 është një makinë elektrike shumë domethënëse për të gjithë grupin Hyundai. Do të jetë SUV-i më i madh elektrik i markës, do të shikojë Hyundai Ioniq 7 elektrik dhe do të konkurrojë në SHBA me Chevrolet Equinox ose ndoshta edhe Chevrolet Blazer ose Cadillac Lyriq.
Falë platformës gjithnjë e më fleksibël E-GMP nga Hyundai, Kia arriti të na sjellë EV6 që pushtoi botën. Hyundai e përdori atë në Ioniq 5 dhe Ioniq 6 dhe Genesis GV60 është ndoshta vetura elektrike me pamjen më të bukur bazuar në atë platformë, dhe tani, Kia është duke u bërë gati të lansojë SUV-in e saj të parë elektrik.
Arena EV thotë se Kia duhet lavdëruar për këtë – inxhinierët nuk u larguan shumë nga dizajni origjinal i prototipit. Fenerët vertikalë plotësohen nga një sërë pikselësh që zbehen në qendër të grilës dhe siç mund ta shohim, do të jenë në gjendje të shfaqin modele të ndryshme, transmeton Telegrafi.
Dera e pasme është padyshim më e gjatë se ajo e përparme dhe sugjeron shumë hapësirë për pasagjerët e pasmë dhe mënyrë të lehtë për të hyrë dhe dalë nga EV9. Por a do të ketë një version me 7 vende në dispozicion? Duket se ka vend të mjaftueshëm për të.
Debutimi i Kia EV9 po afrohet ngadalë dhe ne mund të presim që të shohim edhe më shumë ngacmime dhe rrjedhje para zbulimit zyrtar më 15 mars. Sipas disa rrjedhjeve të fundit të informacioneve, EV9 do të ketë versionin RWD me 200 kuaj fuqi dhe gjithashtu edhe versionin AWD me 400 kuaj fuqi. Çmimi i EV9 pritet të fillojë nga 56,000 dollarë dhe të shkojë deri në 73,000 dollarë për modelin më të lartë.
Do të jetë interesante të shihet nëse Kia sjell bateri më të mëdha apo do të përdorë paketat aktuale me kapacitet prej 82.kWh të cilat ne i njohim aq mirë nga e gjithë linja e modeleve Hyundai/Kia/Genesis. Megjithëse EV9 parashikohet të jetë në gjendje të tërheqë deri në 2,041 kilogram (4,500lbs), është e vështirë të imagjinohet se rrezja e vozitjes do të jetë aq e madhe kur vetura lidhet me një rimorkio. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA

Toyota ndal prodhimin e markës Corolla

Erdogan u dhuron liderëve botëror nga një veturë të prodhimit turk

Fiat: Po përgatisim një tjetër Panda

A është kjo vetura e re e Jaguarit?

Shenjat e reja në ndërruesit automatik të shpejtësive, a e dini se çfarë do të thonë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës