Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) ka lansuar thirrjen e dytë publike për projektin “Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë për shtëpitë individuale të banimit”. Qëllimi i kësaj thirrje është të përmirësohen kushtet e jetesës së qytetarëve sa i përket efiçencës së energjisë elektrike dhe ulja e faturave të energjisë elektrike.
Kryeministri i vendit Albin Kurti, derisa ka theksuar rëndësinë e kësaj thirrje, ka thënë se kësaj radhe synojnë të subvencionohen edhe 1 mijë e 300 familje të tjera për t’i izoluar shtëpitë e tyre.
“BE ka lanësuar pakon përkrahëse emergjente për shtetet e Ballkanit Perëndimor ku Kosova përfitoj 75 milionë euro apo shumën më të lartë për kokë banori në rajon. Qëllimi i kësaj pakoje ishte zbutja e ndikimit socio ekonomik të krizës energjetike. Kur kemi dizajnuar këtë pako jemi siguruar që përfitimet të jenë të menjëhershme, por jo vetëm afatshkurtra. Masat janë dizajnuar ashtu që të përmirësohet cilësia e jetesës e të ulen shpenzimet e energjisë për familjet e bizneset e vendit tonë në të ardhmen në afat të gjatë…Një ndër masat më të mirëpritura nga qytetarët vitin e kaluar e me ndikimin më të madh e pozitiv në afat të gjatë është pikërisht kjo që po lanësojmë sot, masa për efiqiencën e energjisë në shtëpitë individuale…Kësaj radhe thirrja parashihet që të jetë e hapur për dy jave, por duke pasur parasysh përvoje pozitive të familjeve dhe interesimin e madh për këtë thirrje, ju ftoj të gjithëve që të aplikoni sa më parë sepse kush aplikon i pari shërbehet i pari…Kësaj here synojmë t’i subvencionojmë edhe 1 mijë e 300 familje të tjera për t’i izoluar shtëpitë e tyre”, tha Kurti.
Ndërsa, ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, ka thënë se në vitet e ardhshme plani është që kjo skemë të vazhdohet përmes një sistemi më të vet-qëndrueshëm të financimit në të cilin Fondi është duke punuar me përkrahjen e partnerëve zhvillimor për të zhvilluar dhe për të zgjedhur një model të financimit.
“Ky objekt në të cilin jemi sot është pak më i freskët sesa që është jashtë për shkak se këtu janë zbatuar masat e eficencës të energjisë në kuadër të projektit në bashkëpunim me Bankën Botërore, në kuadër të të cilit janë zbatuar masat e efiçincës në sektorin publik në dhjetëra objekte. Arsye tjetër sigurisht është që është një moment për të reflektuar për rrugëtimin tonë në efiçiencë dhe për Fondin veçanërisht gjatë këtyre viteve të fundit…Një vit pas skema e kaluar jo vetëm që kaloi pa probleme, pa asnjë ankesë nga qytetarët, mirëpo ishte aq e suksesshme sa do të mbahet mend gjatë…Në vitet e ardhshme plani është që kjo skemë të vazhdohet përmes një sistemi më të vetqëndrueshëm të financimit në të cilin Fondi është duke punuar me përkrahjen e partnerëve për të zhvilluar dhe për të zgjedhur një model të financimit”, tha Rizvanolli.
Driton Hetimi, drejtor menaxhues i Fondit i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë tha se përmes këtyre masave pritet që konsumi i energjisë për metër katror në vit të reduktohet nga 155 kilovat orë, në rreth 111 kilovat orë për këto shtëpi.
“Në thirrjen e parë publike të vitit të kaluar të shpallur në gusht të vitit 2023, rreth 2 mijë e 150 familje kanë përfituar nga masat e eficiencës dhe kemi realizuar duke përmirësuar kushtet e tyre të jetesës edhe duke ulur faturat e energjisë elektrike. Nga një investim total i njësive familjare prej 18 milionë euro në kemi subvencionuar shumën prej rreth 8 milionë euro, rreth 45 për qind të investimit total… Për t’i ilustruar impakitn e masave të efiçiencës së energjisë nga thirrja e parë publike ekipi jonë e inxhinierëve ka bërë një analizë preliminare dhe rezulton se nga të gjitha masat e realizuar nga ato shtëpi kemi izoluar rreth 600 mijë metra katror të sipërfaqeve të mureve të jashtme, kemi bërë 90 mijë kilometra katror të sipërfaqeve të kulmeve dhe kemi ndërruar rreth 13 mijë metra katror të dritareve dhe dyerve të jashtme. Përmes këtyre masave pritet që konsumi i energjisë për metër katror në vit të reduktohet nga 155 kilovat orë, në rreth 111 kilovat orë për këto shtëpi”, tha ai.
Në anën tjetër, Alessandro Bianciardi, nga Zyra e BE në Kosovë, ka thënë se ndikimi i kësaj mbështetje emergjente të BE-së për Kosovën është mjaftë pozitive.
“Ndikimi i kësaj mbështetje emergjente të BE-së për Kosovën është shumë pozitive dhe e prekshme”, tha ai.
Ndërsa, nesër (e martë) nga ora 09:00 pritet të fillojë aplikimi, i cili parashihet të zgjasë dy javë./KP
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Faturat e energjisë elektrike në RMV, kërkohet që çdo muaj të lexohen njehsorët

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

PD bën bashkë çamët dhe grekët, 26 parti zyrtarizojnë koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit - a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës