Motorët e New Glenn funksionuan dhe raketa e madhe e Blue Origin u lëshua për herë të parë.

Bëhet e ditur se ky është një moment kyç për kompaninë dhe pronarin e saj Jeff Bezos pas vitesh vonesash dhe shtyrjesh.


Pamjet e lansimit të New Glenn janë publikuar në rrjete sociale nga vetë Bezos, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Ai ndau momente nga nisja e Blue Origin e cila përfundoi ngjitjen e saj në orbitë rreth dhjetë minuta pas lëshimit.

Ndryshe, për arritjen e suksesshme, Bezos ka pranuar urime nga Elon Musk.

Raportohet se themeluesi i Blue Origin shpreson se lansimi i sotëm do të rivalizojë seriozisht SpaceX-in e Musk. /Telegrafi/