LAJMI I FUNDIT:

Lansohet raporti i parë mbi tipologjitë e pastrimit të parave

Lansohet raporti i parë mbi tipologjitë e pastrimit të parave

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Njësia e Inteligjencës Financiare në Kosovë (FIUK) do të lansojnë raportin e parë mbi tipologjitë e pastrimit të parave nga personat e ekspozuar politikisht në Kosovë

Raporti shqyrton tetë raste të identifikuara të pastrimit të parave në Kosovë që përfshijnë personat e ekspozuar politikisht (PEP) dhe jep udhëzime për bankat private se si duhet të vlerësojnë rreziqet kur merren me klientë të tillë. Iniciativa pritet të ndihmojë në krijimin e një sistemi që do të zbulojë më lehtë dhe sanksionojë në mënyrë të duhur korrupsionin si dhe të rikthej fondet e vjedhura.

Folës në këtë ngjarje, ndër të tjerë do të jenë edhe: Dardan Nuhiu, Drejtor i Njësisë së Inteligjencës Financiare të Kosovës, Ulrika Richardson, Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, Ambasador i Zvicrës, Labinot Preniqi, Udhëheqës i Departamentit të Pastrimit të Parave, Banka Qendrore e Kosovës, Shaip Havolli, Drejtor i Agjencisë Kosovare kundër Korrupsionit, Petrit Balija, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, si dhe ekspertë të UNDP-së nga fusha e kundër pastrimit të parave dhe anti-korrupsionit.


Ky publikim është realizuar me iniciativën e projektit të UNDP-së Përkrahje Përpjekjeve Kundër Korrupsionit në Kosovë (SAEK II), i cili financohet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë dhe DANIDA. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Kalo në kategori