“Lass Los” është titulli i këngës së shumëpritur që ka ardhur si bashkëpunim ndërmjet Azet dhe Dhurata Dorës.
Projekti i paralajmëruar më herët nga dy yjet shqiptare që kanë ndërtuar edhe karrierë ndërkombëtare, tashmë ka ardhur para fansave të tyre.
Dy këngëtarët e interpretojnë “Lass Los” në gjuhën gjermane, ndërsa nuk harrojnë ta përmendin Kosovën.
Është një këngë ritmike që padyshim se do të pëlqehet nga fansat e shumtë të Azet dhe Dhuratës dhe pritet të shndërrohet në hit.
Xhirimi i videoklipit është realizuar nga videoproduksioni ‘All Different’ me regji të Allan Anders. /Telegrafi/