Në kabinën e pasagjerëve do të ketë vend për një maksimum prej tetë personash.

Në mars të këtij viti, Land Rover premtoi të nisë një version me tre rreshta të Defender brenda 18 muajve dhe, duke gjykuar nga fotot e para "spiune" të modelit nga java e kaluar, prodhuesi britanik ka shumë të ngjarë të përmbushë afatin e caktuar për vetveten.


54367022961262e5027339589545445 v4 big

Dallimi më i madh në krahasim me Defender 110 është shtrirja e pjesës së pasme të trupit pas shtyllës "C".

Gjatësia e versionit 130 pritet të jetë rreth 5,100 mm, që është rreth 35 cm më shumë në krahasim me Defender 110.

Kabina e pasagjerëve do të strehojë deri në 8 persona, të akomoduar në tre rreshta vendesh. /Telegrafi/

2505630761262e500877e940778603 v4 big