Land Rover goditi një Toyota të vogël, por nuk ka kaluar mirë

Disa nga faktorët që ndikojnë në popullaritetin e SUV-ve janë një ndjenjë sigurie dhe një iluzion i rremë fuqie. Fatkeqësisht, disa njerëz mendojnë se edhe teknologjitë më moderne nuk mund ta kundërshtojnë fizikën.
Vërtet, me zhvillimin e teknologjisë, sot SUV-të janë bërë më të qëndrueshëm për t'u drejtuar, por kjo nuk do të thotë që është e vështirë t'i rrokullisësh.
Edhe shoferi i Land Rover-it të bardhë e ka përjetuar këtë "në lëkurën e tij".
Me të mbërritur në një rrethrrotullim në Birmingham, shoferi i një Land Rover Discovery Sport pa një Toyota dhe më pas vendosi të ndryshojë korsinë për të shmangur turmat.
Sidoqoftë, gjatë rirregullimit, ai goditi pjesën e pasme të Toyota GR Yaris.
https://twitter.com/JamesKPatterson/status/1473726201764229132?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1473726201764229132%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.index.hr%2Fauto%2Fclanak%2Fvideo-land-roverom-naletio-na-malu-toyotu-nije-se-dobro-proveo%2F2328581.aspx
Nisur nga pamjet, dëmtimi i Land Rover-it është i madh dhe përfshin pjesë të karrocerisë, xhamin dhe sigurisht parakolpin, me të cilin është bërë kontakti i parë.
Megjithatë, gjëja më interesante është se Toyota doli nga "ky sulm" i papritur pa ndonjë dëmtim të konsiderueshëm. /Telegrafi/
https://twitter.com/JamesKPatterson/status/1474089696296906770










































