Mbrëmja e djeshme do të mbahet mend si hera e fundit kur Karl Lagerfeld shfaqet në "Grand Palais" në Paris, në vendin ku mbreti Karl ka zgjedhur të transformojë sezon pas sezoni për të prezantuar koleksionet e Chanel…

“Karl përgjithmonë” është homazhi që “Chanel”, “Fendi” dhe “Karl Lagerfeld” kanë nderuar ish-drejtorin e tyre kreativ në një seri performancash të drejtuara nga Robert Carsen në prezencën e 2500 të ftuarve, ndër të cilët edhe Valentino Garavani, Stella McCartney dhe Anna Wintour.


d1c5b1b9 844a 4ab0 86c5 f3eae2304cd6 GTY 1157205203

Muzika e pianos dhe violinave, e alternuar me fjalët e Virginia Woolf, Colette, Stephane Mallarme, të interpretuara nga Tilda Swinton, Fanny Ardant dhe Cara Delevingne.

eld memorial jpeg

"Përgjithmonë", sepse Karl Lagerfeld, si një artist i vërtetë, do të jetojë përtej kohës dhe hapësirës, do të mbetet tek krijimet që vajzat dhe gratë do të duan të veshin edhe pas qindra viteve…

https   hypebeast.com image 2019 06 karl lagerfeld chanel fendi memorial tribute paris fashion week 1

Stili i krijuar nga Karl, me kombinimet e çuditshme të veshjes glam dhe njëkohësisht rock, miksimin e pantallonave serioze me çizmet plastike e veshjet “all black” me logo, nuk do të dalin asnjëherë nga moda, pasi Karl është dhe do të mbetet përgjithmonë në botën e modës…

/Telegrafi/