LAMM: Në Kodrën e Diellit ka reshje të borës

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë me lagështi.
"Në Kodrën e Diellit ka reshje të borës, të cilat aktualisht nuk po qëndrojnë në rrugë", njoftojnë nga LAMM.
Nga LAMM thonë se në Krushevë për shkak të dendësisë së mjegullave është zvogëluar dukshmëria deri në 150 metra.
Nga atje thonë se trafiku jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 hour ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate

















































