Pas “tejzerit” të prezantuar javën e kaluar, Lamborghini ka prezantuar edhe një model të veçantë e ai është Huracan Tecnica.

Modelin Huracan Tecnica e vë në lëvizje motori 5.2 litërsh V10 që prodhon 631 kuaj-fuqi, që është marrë nga Huracan STO dhe është i pajisur me ndërrues me shtatë shpejtësi, transmeton Telegrafi.


Sikurse STO, modeli Tecnica arrin që shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë ta arrijë për 3.2 sekonda. E shpejtësia maksimale e kësaj veture sportive është 325 km/h.

Tecnica peshon 1.379 kilogramë e për frenim të sigurtë janë vendosur pllakat qeramikë-karbon. Aty janë edhe fellnet e punuara enkas për këtë model që e bëjnë të duket shumë agresive. /Telegrafi/

1 116

2 25

3 20

4 16

5 15

6 11

7 7

8 8

9 7

10 6

11 13

12 3

13 4

14

15

16

17

18

19