Lakers merr fitore të madhe ndaj Rockets, vazhdon ngjitjen në tabelë

Është zhvilluar xhiro e radhës në elitën e basketbollit amerikan NBA, ku nuk kanë munguar ndeshjet spektakolare, por edhe befasitë.
Los Angeles Lakers duket se ka lënë mbrapa krizën e rezultateve dhe ka marrë fitoren e dytë radhazi.
Lakers para adhuruesve të tyre kanë triumfuar me gjashtë pikë diferencë me Houston Rockets 104:98.
Tre basketbollistë të Lakers si Luka Doncic, Finney-Smith dhe Vincent realizuan nga 20 pikë, derisa LeBron James shtoi 16 të tjera në këtë triumf.
Fitore të rëndësishme shënoi edhe LA Clippers në udhëtim te Orlando Magic 87:96, derisa Boston ka triumfuar në udhëtim te Memphis Grizzlies 103:117. /Telegrafi/
Rezultatet:
Charlotte - Utah 110:106
Indiana - Sacramento 111:109
Orlando - LA Clippers 87:96
Washington - Miami 94:120
Memphis - Boston 103:117
Oklahoma - Chicago 145:117
Dallas - Brooklyn 109:113
LA Lakers - Houston 104:98








































