Lajmi që po frikëson Perëndimin: Shteti Islamik zotëron “bombën e pistë”! (Foto/Video)

Deri tash ende nuk mund të vërtetohet nëse ata e kanë “bombën e pistë”, por fakt është se nga hapësirat e Universitetit të Mosulit, që momentalisht është nën kontrollin e IS-it, janë zhdukur 40 kilogramë të uraniumit, transmeton Telegrafi.
Në mesin e radikalëve është edhe pirotekniku që njihet si Muslim al-Britani, e i cili rrjetet sociale ka shkruar: “Po, Shteti Islamik e ka ‘bombën e pistë’. Kemi gjetur material radioaktiv në Universitetin e Mosulit, për çka ka shkruar Mirror”.
Ai ka thënë po ashtu se do të shkatërrojnë Londrën, por Twitter ia bllokoi profilin.
Terroristët pastaj kanë hapur profilet e reja, për të shkruar për këtë bombë, për të cilën ambasadori irakian në OKB, Mohamed Ali Alhakim , e kishte paralajmëruar sekretarin Ban Ki-Moon.
“Materiali nuklear mund t’ju mundësojë terroristëve ta përdorin në aktet e tyre kriminale”, kishte thënë ai. /Telegrafi/















































